Agjencia franceze e lajmeve AFP ka njoftuar se ka përfunduar biseda telefonike në mes të presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Telefonata siç kanë treguar nga Shtëpia e Bardhë ka zgjatur më shumë se një orë, derisa detajet e bisedës pritet të dihen pas pak.
Kjo bisedë telefonike ka ardhur, pasi Shtëpia e Bardhë ka mësuar se Rusia do t’ia mësyjë pushtimit të Ukrainë në ditët në vazhdim.
#BREAKING White House says Biden-Putin call, which lasted a little over an hour, has ended pic.twitter.com/zlYQvsmzV5— AFP News Agency (@AFP) February 12, 2022
Thirrja midis dy liderëve vjen disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika shtohet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.
Putin dhe Biden folën për herë të fundit në telefon në fund të vitit të kaluar. Para kësaj, më 7 dhjetor, ata kishin negociuar përmes video-konferencës.
Ndërsa, takimi i parë ballë për ballë midis Putinit dhe Bidenit si krerët e shteteve u zhvillua në Gjenevë në qershor 2021./Gazeta Enigma/