Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare, ku tri prej tyre do të nisin nga ora 10:00.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, janë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje, të ftuar, përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës KGJK.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, takohet me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje.
Këshilli Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim lidhur me procesin e akreditimit për vitin 2021 raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.
Ndërsa, nga ora 13:00, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore
Teksa në ora 15:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, që shqyrton Planin e punës së Komisionit për vitin 2022.