Mbrojtësi shqiptar nga Mitrovica, Leotrim Bekteshi është bërë me skuadër të re. Bekteshi ka nënshkruar me Mjondalen IF Fotball sipas burimeve të Insportit.
Zyrtarizimi i tij është çështje orësh.
Ish-mbrojtësi i FC Prishtinës tashmë është në ambientet e klubit ku sapo ka nënshkruar kontratën me klubin norvegjez.
Bekteshi ishte futbollist i lirë pas largimit nga skuadra kampione e Kosovës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mjondalen bënë gara në rangun e dytë të futbollit norvegjez dhe është tre herë fitues i Kupës së Norvegjisë.
Qendërmbrojtësi shqiptar nga nesër pritet t’i bashkohet skuadrës për të filluar stërvitjet.
Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.