Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës të martën kishte inicuar procedurë disiplinore ndaj futbollistët të Drenicës, Fatlum Gashit.
Gashi është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme në kundërshtarin në ndeshjen kundër Gjilanit në ndeshjen e javës së 19-të kampionale.
Sipas njoftimit, Gashi rrezikoi shëndetin e kundërshtarit të tij, për shkak të ndërhyrjes në të.
Komisioni Disiplinor në vendimin e lëshuar sot (e mërkurë) ka kërkuar deklaratë shtesë nga Gashi.
“Lojtarit i KF ”Drenica” me nr fanelle 18, Fatlum Gashi dhe nr ID 000225M94. Ndërhyrje e pakontrolluar në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Drenica-Gjilani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë deri me datë 18.02.2022 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.