Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në Rio de Zhaniero të Brazilit si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve, kanë konfirmuar autoritetet lokale, shkruan Gazeta Enigma.
Qyteti i Petropolis u përmbys të martën në mbrëmje nga shiu i rrëmbyeshëm. Kryebashkiaku i Petrpolis, Rubens Bomtempo ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.
21 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat kanë bërë të ditur policia të cilët ishin ndihmuar nga zjarrfikësit dhe qytetarët e kësaj zonë.