Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur para gazetarëve pas daljes nga seanca solemne.
Ai thënë se lëshimi i sallës s’ka qenë i planifikuar nga opozita por erdhi si pasojë e fjalimit të kryeministrit Kurti.
Tahiri fjalimin e Kurtit e ka quajtur abuzim, teksa tha se për këtë do duhej të fliste pas një jave, kur do të ftohet për raportim në lidhje me një-vjetorin e qeverisjes Kurti.
“Ajo ishte plotësisht e momentit, ne erdhëm në sallë të gjithë, u përshëndetëm me të gjithë deputetët, i uruam të gjithë të pozitës e të opozitës ishte një ngjarje që meriton respekt edhe pse nisi me 15 minuta vonesë. Mirëpo ne nuk kishte asnjë moment qe ishte e planifikuar. Ngjarja që ndodhu në kuvend nuk duhet të na e prish ndjenjën tonë festive. Si parti opozitare si grup parlamentar ne e lëshuam sallën me të vetmen qëllim për shkak se u pa qartë që fjalimi i kryeministrit Kurti ishte një mundësi e abuzimit të një dite festive tonën duke raportuar për punët apo të mos punët e kryera për të cilat ne kem opinionet tona”, tha Tahiri.
“Ne mendojmë se për një vit kryeministri Kurti e vendosi një shoqëri e një rini në depresion, fliste për të arriturat por derisa çmimet në të gjitha nivelet janë rritur. Fliste për çështje që në asnjë rrethanë nuk do të duhej të ishin në një seancë festive. Andaj ne u detyruam të lëshojmë sallën për shkak se për disa javë do të thërrasim për raportim në 1 vjetorin e qeverisë ku do të kemi mundësi ta bëjmë këtë”, tha tutje Tahiri.