Driton Hajrullahu, 44 vjeçari i cili jeton në Gjermani, ka pesë muaj që muaj lëvizjet i bën me ndihmën e patericave.
Kjo për shkak të një lëndimi të rëndë që e pësoi tek qafa e femurit në këmbë për pushime gjatë shtatorit në Kosovë, ku për këtë iu deshtë një intervenim në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.
Megjithatë, siç thotë Hajrullahu trajtimin nuk po mund ta vazhdoj në Gjermani, ngase i njëjti pretendon se klinika e ortopedisë nuk ia dha fletë lëshimin në ditën kur u transferua në Gjermani, përpos një dëshmie për pagesat e bëra.
Mirëpo një gjë të tillë e mohon kreu i Ortopedisë në QKUK, Gani Jashanica,.
Ky i fundi tha se fletë lëshimi iu dha në ditën kur pacienti Hajrullahu u nis për Gjermani, ngase pa një dokument të tillë nuk do të mund të udhëtonte.
Mirëpo, mërgimtari Hajrullahu thotë se për këtë neglizhencë do ta padisë QKUK-në dhe MSh-në, ngase tek tw dyjat bëri kërkesa përmes postës elektronike.
Edhe përmes kësaj forme, ortopedi Jashanica thotë se iu përgjigjen.
Njëherësh, Jashanica bëri me dije se ky lloj intervenimi ka komplikime si të mos ngjitjes dhe infeksionit.