Olaf Scholz u jep shpresë vendeve të Ballkanit për anëtarësim në BE

Olaf Scholz u jep shpresë vendeve të Ballkanit për anëtarësim në BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbajtur një fjalim të shtunën në Konferencën e Mynihut, me të cilin mund të thuhet se ngjall shpresa sa i përket zgjerimit të BE’së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Schols ka thënë se kur flet për Unionin Europian ka parasysh edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor – të cilat pritet të integrohen në BE kur të pjekën kushtet.

“Kur flas për Unionin Europian i kam ndërmend edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor në mendje. Nuk mjafton t’i theksojmë planet e zgjerimit për këtë rajon si synim strategjik. Atë duhet ta avancojmë në mënyrë aktive”, ka deklaruar Scholz duke nxitur edhe duartrokitje tek të pranishmit.

Nga vendet e rajonit kërkohet që t’i përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të Bashkimit Europian.

Këshilli Europian nënvizon se sundimi i ligjit do të jetë një element kyç, nga i cili do të varet dinamika e përparimit të vendeve të rajonit në procesin e integrimeve evropiane.

Nga Kosova kërkohet të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të dëshmojë rezultate në luftën kundër korrupsionit, si dhe t’i zbatojë reformat në përputhje me standardet evropiane, që të hapet rruga për integrim.

Related Articles