Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe 183 persona kanë rezultuar pozitiv, derisa janë dhënë 579 doza të vaksinës.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.
Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
.Në total numri i rasteve aktive është 4.541.