Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma”, e konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili njoftoi se nuk është raportuar për asnjë të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja, rasti vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse.