“Plisat” të revoltuar me FC Prishtinën, ua marrin të gjithë fanellat futbollistëve pas humbjes ndaj Ballkanit

“Plisat” të revoltuar me FC Prishtinën, ua marrin të gjithë fanellat futbollistëve pas humbjes ndaj Ballkanit

Prishtina është mposhtur sot nga Ballkani (0-2), në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës.

Kjo humbje dhe forma katastrofale që po kalojnë kryqytetasit, ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët besnik të kësaj skuadre, “Plisat”.

Tifozëria e badhekaltërve ka bërë një veprim të paprecedentë, ku pas ndeshjes janë futur në zhveshtore dhe kanë marrë të gjitha fanellat e ekipit.


Postimi i plotë nga “Plisat”

NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!

KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë.

Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare.

Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.Fajtori nuk na intereson,Zgjidhja ju përket juve,Ne duam klub me dinjitet,Përndryshe, këto fanella nuk përlyhen.Pamje nga dita e sotme pas ndeshjes KF Prishtina – Ballkani. Janë marrë gjitha fanellat e klubit nga zhveshtoret.100 vjet KF Prishtinë!35 vjet Plisat!

Related Articles