Inspektimet e Policisë së Kosovës kanë bërë që katër bizneseve t’u shqiptohet gjoba prej 200 eurosh për shkak se nuk e kishin respektuar orarin e punës.
“ Poashtu janë vizitua dhe kontrollua objekti te ndryshme te bizneseve 89 si dhe për mos respektim te orarit te punesë janë shqiptuar 4 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006”, njofton policia.
Mirëpo nuk ishin vetëm këto shkelje në shënjestër të inspektimeve, kjo për shkak se gjoba ishin shqiptuar edhe për shkelësit e rregullave të komunikacionit, në rajonin e Prizrenit.
“Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 707 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 5 patentë shofer. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi”