Tjetër debutant te SC Gjilani, i treti më radhë këtë sezon

Tjetër debutant te SC Gjilani, i treti më radhë këtë sezon

Sport Club “Gjilani” është ndër klubet më të organizuar në rajon.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi në ndeshjen e fundit kundër Feronikelit ka triumfuar me rezultatin 1-3, shkruan Gazeta Enigma.

Në këtë ballafaqim ka debutuar edhe futbollisti nga akademia e klubit “kuqebardh”, Redon Ismaili.

Ismaili është lojtari i tretë i cili debuton me ekipin gjilanas, pas Qëndrim Ismajlit dhe Muhamed Dubovës.

Gjithashtu në pritje të debutimit janë edhe tre të tjerë të cilët janë pjesë e ekipit të parë, Aridon Bllaca, Blend Jakupi dhe Erlis Xhemaili.

SC Gjilanit këtë sezon është duke luftuar për titullin kampion.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles