Humori i Stupcave, Çitaku: Ndoshta Vedati e ka pasë pa të keq

Humori i Stupcave, Çitaku: Ndoshta Vedati e ka pasë pa të keq

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar reagimet ndaj një video të publikuar në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga komediani kosovar, Vedat Bajrami.

Përmes kësaj video humoristi Bajrami, ka thumbuar politikanët kosovarë që në urimet e tyre për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk i kanë përmendur ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.

Bajrami në rolin e ish-kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi i cili nodhet në Hagë, ka ironizuar me politikanët duke thënë se politikanët po gëzohen për ndodhjen e tyre në Hagë duke mos pasur edhe guxim për t’i përmendur në 14-vjetorin e Pavarësisë.

Çitaku përmes një postimi në Twitter i doli në mbrojtje komedianit Bajrami duke thënë se ndoshta e ka pasur pa të keq këtë humor.

Ajo shtoi se e njëjta shoqëri që mirret me këtë nuk e diskuton faktin se udhëheqëist tanë të ditës së pavarësisë u injoruan dhe mohuan nga përfaqësuesit e shtetit.

“Intersante, një shoqëri mirret me Stupcat dhe Vedatin. Ndoshta Vedati e ka pasë pa të keq ( shija është e diskutieshme) Po, e njejta shoqëri nuk e diskuton faktin se udhëheqësit tanë të ditës së pavarsisë u injoruan dhe mohuan nga përfaqësuesit e shtetit sot”, ka shkruar Çitaku.

Related Articles