Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, njëherësh edhe nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas hyrjes së ushtrisë ruse në territorin e Ukrainës.
Përmes një postimi në Tëitter, Çitaku ka deklaruar se e ka parë edhe vetë luftën, duke shtuar se ajo të ndryshon përgjithmonë.
“E kam parë luftën. Kam jetuar përgjatë luftës. Nuk ja uroj askujt. Të ndryshon përgjithmonë. Sonte jam me zemër me Ukrainën”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se tashmë trupat ruse janë futur në territorin e Ukrainës, me vendim të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili njohu dy rajone brenda Ukrainës të cilat sot vetëshpallën pavarësinë.