Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Ulpianës.
Ballkani mposhti Ulpianën me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Daja ka thënë se me golin e dytë, Ballkani e gjeti qetësinë në fushë. Ai ka shtuar se duhet t’i ndjekin ndeshjet hap pas hapi.
“Ulpiana luan mirë taktikisht dhe zvogëlon zonat në fushën e vet. Ka koordinim të mirë në fazën e mbrojtjes. Ne duhej të ishim të durueshëm derisa gjetëm golin. Lojtarët kanë qenë të përqendruar gjatë gjithë kohës. Me golin e dytë gjetëm qetësi dhe Ulpiana luajti me një lojtar më pak në pjesën e dytë. Ne duhet të përqendrohemi te ndeshjet tona dhe besoj se presioni për kreun e tabelës është prezent, por duhet t’i ndjekim ndeshjet hap pas hapi. Po ta bëjmë këtë gjë, mund të arrijmë synimet tona”, ka thënë Daja.
Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 42 pikë, kurse Ulpiana mbetet në vendin e tetë me 19 pikë./GazetaEnigma/