Giresse dëshiron një Kosovë që nuk dorëzohet

Giresse dëshiron një Kosovë që nuk dorëzohet

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Alain Giresse, gjithashtu ka thënë se dëshira e tij është që ta krijojë një ekip të vërtetë, i cili lufton dhe nuk dorëzohet në asnjë ndeshje.

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka thënë se dëshiron ta krijojë një ekip të vërtet që nuk dorëzohet në çdo ndeshje.

Ai po ashtu ka thënë se dëshiron një skuadër që ka mentalitet dhe luan futboll taktik e teknik, shkruan Gazeta Enigma.

“Dua të krijojë një ekip të vërtet, kolektive dhe që nuk dorëzohet në çdo ndeshje. Pra, qoftë ndeshje e lehtë apo e vështirë, dua të shoh shpirtin luftarak por gjithmonë duke e respektuar kundërshtarin. Dua një ekip bujare, që ka mentalitet dhe luan futboll taktik e teknik. Po ashtu, shpresojmë edhe në mbështetjen e tifozëve pasi ata janë lojtari i 12-të në futboll”, tha Giresse.

Alain Giresse sot u zyrtarizua si trajner i Kosovës i cili u prezantua nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Francezi ka nënshkruar kontratë me Kosovën deri në vitin 2023./GazetaEnigma/

Related Articles