Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes në Uashington tha të mërkurën se forcat ruse të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën janë “gati” për fillimin e një sulmi, nëse marrin një urdhër për këtë.
Autoritetet amerikane kanë vlerësuar se Rusia ka mbi 150,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Rreth 80% e atyre forcave janë tani “në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm”, tha zyrtari, duke shtuar se ato ndodhen në një distancë prej 5 deri në 50 kilometrash nga kufiri. Zyrtari amerikan, që foli në kushte anonimiteti, shtoi se “ne ende nuk mund të konfirmojmë njoftimet se forcat ruse janë zhvendosur në Donbas, rajonin e Ukrainës lindore të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.
Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara kanë sinjale, të bazuara në informacione të shërbimeve të zbulimit dhe prova vizuale se “ato (forcat ruse) kanë avancuar gatishmërinë e tyre në një pikë, ku janë gati të fillojnë operacionet tani, nëse marrin urdhrin për këtë”./VOA-Zeri i Amerikës/