Mërgim Lushtaku del kundër martesës së gjinisë së njëjtë

Mërgim Lushtaku del kundër martesës së gjinisë së njëjtë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka njoftuar se do të votojë kundër Projekt Kodit Civil i cili u jep hapësirë martesave mes gjinisë së njëjtë.

Lushtaku thotë se voton kundër këtij ligji për t’i ruajtur vlerat tradicionale të familjës së shëndoshë.

Ai po ashtu ka marrë si shembull edhe ish-kancelaren e Gjermanisë, Agela Merkel që kishte votuar kundër martesave mes gjinisë së njëjtë.

“Shumë shtete evropiane kanë ruajtur vlerat tradicionale të familjes së shëndoshë, po ashtu edhe vendet e rajonit. Madje edhe kancelarja Merkel kishte votuar kundër martesave mes gjinisë së njejtë sepse siç e kishte theksuar ajo martesa është mes burrit edhe gruas”, Mërgim Lushtaku.

Lushtaku i ka bërë thirrje edhe deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër Kodit Civil që e mundëson martesën mes gjinisë së njejtë.

“Andaj, edhe unë si përfaqësues i popullit do të votoj kundër Projekt Kodit Civil i cili ju jep hapësirë martesave mes gjinisë së njejtë, për arsye se jam pro familjes dhe se bie ndesh me ideologjinë politike që une ndjek dhe bindjet e mija personale. Gjithashtu ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër këtij projekt kodi”, ka përfunduar Lushtaku./GazetaEnigma/

Related Articles