Teniserja ukrainase Diana Jestremska ka ndarë pamjet dhe fotot tronditëse që janë realizuar në momentin kur ajo la prindërit me motrën e saj për të shpëtuar nga Ukraina.
Në të gjithë Ukrainën mbretëron paniku për gjendjen e luftës. Njerëzit po përpiqen të largohen masivisht nga vendi, si shtetas të huaj ashtu edhe ukrainas.
Fatkeqësisht, nuk kanë mbetur shumë rrugë për t’i shpëtuar luftës.
“Pas dy netëve të kaluara në stacion të metros, prindërit e mi morën vendimin që me çdo kusht të më dërgonin mua dhe motrën time të vogël nga Ukraina! Mami, babi, ne të duam më shumë, kujdes! Unë e dua vendin tim! Ukrainas, shpëtoni jetën tuaj”, tha Diana Jastremska në Instagram me foto dhe video të lamtumirës prindërve të saj.
Në video shihet motra duke qarë duke përshëndetur prindërit e saj dhe e gjithë situata është mjaft tronditëse dhe e vështirë për t’u parë.