Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës.
Në derbin mes Dritës dhe Ballkanit, rezultati vazhdon të jetë ai i fillimit, 0 me 0.
Ishte një pjesë e parë e nivelizuar, me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme me lojën e tyre. “Intelektualët” po dhurojnë një atmosferë fantastike në stadium.
Në ndeshjen tjetër, Llapi është në avantazh me rezultat të dyfishtë, 2 me 0.
Valmir Veliu shënoi dy golat për skuadrën e Tahir Batatinës.