Si asnjëherë më parë, çmimet e naftës janë të larta në Kosovë. Sidomos me luftën në Ukrainë, e cila lëkundi paqen në botë tash pritet të lëkund edhe sistemin ekonomik të shteteve.
E në Kosovë nisi nga nafta.
Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 0.6 centë në litër.
E që rritjet do të vazhdojnë tutje e thotë profesori i Ekonomisë, Nagip Skënderi.
Sipas profesorit universitar, pasojat nga lufta Rusi-Ukrainë janë të pashmangshme.
Me rritjen e çmimeve të naftës nuk janë të kënaqur aspak qytetarët kosovarë.
Ali Konjusha i mllefosur shprehet se çmimet janë bërë të papërballueshme.
Njësoj mendon edhe Fidan Rexhepi, i cili i krahason çmimet në Kosovë me ato në Gjermani.
Ndërkaq, edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka paralajmëruar pasoja ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.