Franca do t’i dërgojë gjithashtu Ukrainës më shumë armë.
Ajo do t’i bashkohet edhe nismës së katër vendeve të tjera anëtare të NATO-s që janë zotuar për të njëjtën gjë.
Gjermania dhe Holanda kanë njoftuar, sot, për dërgesat e armëve në Ukrainë.
Zyra e Presidentit francez, EmmanuelMacron thotë se vendi do të dërgojë armë dhe karburant.
Gjithashtu shtohet se do të ndërmerren gjithashtu veprime kundër “mediave ruse dhe influencuesve” që përhapin dezinformata rreth konfliktit.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, tha në Twitter se bashkimi i 27 vendeve anëtare do të “lehtësojë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë”.
Ai nuk dha detaje të tjera, por ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër për të diskutuar. /Gazeta Enigma/