Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin, thotë se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes, me orën lokale.
“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.
“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, shtoi zyra.
Zyra e Presidentit, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën, raporton CNN./Gazeta Enigma/