FIFA njofton për sanksionet e marra ndaj Rusisë

FIFA njofton për sanksionet e marra ndaj Rusisë

FIFA tani më ka marrë sanksionet ndaj Rusisë, pas pushtimit të tyre ndaj Ukrainës.

Shtëpia e futbollit botëror, ka bërë të ditur se Rusia do t’i luajë ndeshjet e play off-it të Kupës së Botës, por me një sërë kriteresh të rrepta.

Ata do të detyrohen të luajnë në një terren neutral, pa himn shtetëror, pa flamur dhe pa tifozë.

Këto sanksione të FIFA-s janë përshëndetur nga shumë shtete që janë pjesë e tyre, duke thënë se ky është një vendim i drejtë.

Për më shumë, disa kombëtare nuk duan të luajnë ndaj Rusisë në play off, por as edhe në garat e tjera, derisa nuk tërhiqet nga Ukraina.

Related Articles