Futbollisti ndëshkohet me karton të verdhë pasi mbështeti Ukrainën – kritikohet gjyqtari i ndeshjes!

Futbollisti ndëshkohet me karton të verdhë pasi mbështeti Ukrainën – kritikohet gjyqtari i ndeshjes!

Gjatë ndeshjes së klubit të futbollit Quimper-Kerfeunteun FC kundër VGA Bohars, këtë të diel, Antoine Viterale kishte veshur një bluzë në mbështetje të Ukrainës nën fanellën e tij.

Shkruhej “Paqe, jo luftë” e shkruar mbi një flamur ukrainas të vizatuar me stilolaps.

Autor i një goli dhe i rrëmbyer nga momenti i tij, ai hoqi pjesërisht fanellën për t’i treguar publikut përkushtimin e tij ndaj paqes.

Por ai mori menjëherë një karton të verdhë, pasi rregullat e futbollit nuk e lejojnë futbollistin të largojë fanellën e tij zyrtare.

Ky veprim i gjyqtarit u kritkua mjaft shumë, pavarësisht se ai vetëm ndoqi rregullat e lojës së futbollit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles