E fundit: Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete

E fundit: Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete

Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 vende.

Rusia ka ndaluar linjat ajrore nga vendet, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë në një masë hakmarrëse pasi fluturimet e saj ishin në shënjestër.

Dje, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja po mbyll hapësirën e saj ajrore “për avionët në pronësi ruse, të regjistruara ruse ose të kontrolluara nga Rusia”, shkruan Skynews, transmeton Gazeta ‘Enigma’.

Ajo tha: “Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngriten ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së, duke përfshirë avionët privatë të oligarkëve”./Gazeta Enigma/

Related Articles