Haradinaj e quan Kurtin malazez

Haradinaj e quan Kurtin malazez

Lider i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar një deklaratë të Kurtit në seancë të Kuvendit ku e akuzonte Haradinajn se gjatë kohës sa ishte kryeministër, ia dha 8 mijë e 200 hektarë tokë Malit të Zi.

Haradinaj e quajtu malazez Kurtin dhe e ka ftuar që së bashku të ia marrin Malit të Zi ata hektarë.

Ai theksoi se e vërteta është që Malit të Zi nuk i janë dhënë ata 8 mijë e 200 hektarë tokë.

“Kisha pasë qejf me e pasë në studio. Përgjigja ime ka qenë që je mashtrues, i kam thënë në seancë, dhe i kam thënë se mashtrimi yt është i çuditshëm sepse je kryeministër. Anulojeni atë ligj, ndër të tjera i kam thënë lexoje nenin 3 të ligjit. Nuk qëndron ajo që ka thënë Kurti. Kur unë Kurtin e gozhdojë mirë në mashtrimin e tij, ai thotë i ke marrë 200 hektarë ne Gllogjan, po, faleminderit që po ma kujton, i kam marrë 200 hektarë në Gllogjan”, tha Haradinaj në T7.

“Po më thotë edhe ja ke jep Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë. Në rregull, burrë, meqë je malazez hajde po i kthejmë, të ia marrim. Shqiptar më origjinë të Malit të Zi, hajde po ia marrim, unë po të ndihmoj, po ta jap edhe votën e Aleancës edhe timen. E vërteta që nuk ju kanë dhënë ata hektarë Malit të zi. Është rren, është mashtrim, si llojet e tjera të mashtrimeve”, shtoi Haradinaj. /Gazeta Enigma/.

Related Articles