Munishi kujton kohën kur luante në Ukrainë: Aty njoha popullin trim ukrainas

Munishi kujton kohën kur luante në Ukrainë: Aty njoha popullin trim ukrainas

Ish-futbollisti i njohur tash trajner Ismet Munishi ka kujtuar kohën kur kishte luajtur në Ukrainë te Vorlska Potlava, derisa ka ndarë dhimbjen me popullin ukrainas që po kalon momente shumë të vështira nga pushtimi rus.

Munishi ka thënë se aty ka njohur shumë miq duke e përshkruar popullin ukrainas si shumë patriot.

Postimi i Ismet Munishit:

Fotografi nga ndeshja Vorskla – Shahtar .

Pata nderin të luaj ne kampionatin Ukrainas dhe të njoftoj shumë miq dhe popullin trim dhe Patriot të Ukraines .

Ne keto kohra të vështira për ju miq dhe popull i dashur i Ukraines unë lutem për juve dhe dhasht zoti i tejkaloni keto sfida të veshtira .

Ju nuk po i mbroni vetem  shtepit tuaja vendin tuaj , por po e mbroni demokracin dhe mbarë njerzimin .

Slava Ukraini

Slava Geroyam. 

/Gazeta Enigma/

Related Articles