Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i pranojë 20 gazetarë ukrainas të cilët janë larguar nga vendi i tyre shkaku i agresionit rus.
Kurti ka shkruar se do t’i përkrahin gazetarët ukrainas dhe do t’ua mundësojnë punën nga distanca.
“Qeveria jonë ka vendosur që të pranojë 20 gazetarë nga Ukraina në Kosovë. Ata janë detyruar që ta lënë atdheun e tyre nga invazioni rus. Në përkrahje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me Federatën Evropiane të Gazetarëve ne do t’ua mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti.
Our government just decided to host 20 journalists from ???????? in ????????. They were forced to leave their homeland by Russian invasion. In support and solidarity with Ukraine & its people, in cooperation with @EFJEUROPE & #ECPMF, we will enable them to work remotley.#WeStandWithUkraine— Albin Kurti (@albinkurti) March 1, 2022