Paraburgim për të riun që dyshohet se dhunoi një 39-vjeçare

Paraburgim për të riun që dyshohet se dhunoi një 39-vjeçare

Një person është arrestuar në Kamenicë dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh të marëtn pasi i njëjti dyshohet se kishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht një viktimë.

Sipas Gjykatës Themelorë në Gjilan, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.P nga Busavata e Kamenicës, me anë të përdorimit të dhunës – forcës e detyron të dëmtuarën V. D, nga Rubovci i kësaj komune,  të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, me ç’rast i shkakton lëndime trupore dhe e njëjta për shkak të lëndimeve trupore detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini i cili theksoi se pas ekzaminimeve të bëra, V.D e moshës 39 vjeçare është liruar për në  shtëpi.

Një person është arrestuar në Kamenicë dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh të marëtn pasi i njëjti dyshohet se kishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht një viktimë.

Related Articles