Bahtiri për “non-paper”: Skenarët në të nuk do të ndodhin asnjëherë

Bahtiri për “non-paper”: Skenarët në të nuk do të ndodhin asnjëherë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj dokumentit të “non-paper”, e që sipas tij skenarët e përmendur në të nuk do të ndodhin asnjëherë.

Bahtiri, tha se Kosova nuk është vetëm e të gjallëve që jetojnë sot, por edhe e atyre që kanë vdekur, dhe se nuk do të ketë debat për ndarjen e Kosovës.

Zyrtari i VV-së thotë se për Kosovën kompromisi i fundit ka qenë plani i Ahtisaarit.

“Nëse fillon prekja e kufijve të Kosovës do të hapej Kutia e Pandorës në Ballkan dhe do të ndodhnin luftëra. Nuk do të prekej vetëm territori i Kosovës pasi shqiptarë nuk ka vetëm në Kosovë. Edhe Hungaria nuk do të ia lente Vojvodinën Serbisë”, tha Bahtiri.

I pari i Mitrovicës thotë se Kosova nuk mund të japë tri komunat veriore për të marrë gjysmën e Preshevës.

Bahtiri ka dhënë edhe alternativën për zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës.

“Rruga e vetme për zgjidhjen e problemit të veriut është bisedimi me serbët lokal të Kosovës. Kjo është pikë e programit tonë. Për momentin ata serbë janë të shantazhuar nga Beogradi dhe nën presion”.

Related Articles