Mesditën e sotme kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, rreth 20 qytetarë ukrainas. Ata kane mbërritur në Shqipëri nga pika doganore e Qafëthanës.
Burime nga policia kufitare bënë të ditur për Noa.al se ata kanë udhëtuar të vetëm ose së bashku me familjet, por nuk kanë kërkuar ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.
Mësohet se shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartmentet e tyre.
Ndërkohë një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi./Gazeta Enigma/