Rusia ka dëbuar në orët e vona të 2 marsit, ambasadorin amerikan John J. Sullivan.
Më herët, ishte zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, që paralajmëroi se Rusia do të hakmerrej ndaj Shteteve të Bashkuarara të Amerikës.
Kjo, për dëbimin e 12 diplomatëve të saj në Kombet e Bashkuara të dyshuar për spiunim.
Ajo tha se veprimi i SHBA-ve “nuk do të mbetet pa një reagim të duhur dhe një përgjigje – jo domosdoshmërisht simetrik”.
Zyrtarët amerikanë thanë të hënën se diplomatët e dëbuar ishin “operativë të inteligjencës” të cilët ishin “angazhuar në aktivitete spiunazhi që janë të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare”.