Katër shpërthime masive të njëpasnjëshme janë dëgjuar orët e vona të natës së 3 marsit në Kiev, ku raportimet e para nga mediat lokale thonë se zona e rrezikuar është ajo pranë metrosë së Druzhby Narodiv.
Dy shpërthimet e para, janë dëgjuar pak pas mesnate. Më pas, në rreth katër minuta diference, janë dëgjuar edhe dy të tjerë.
Sirenat e qytetit kanë nisur menjëherë, për të paralajmëruar qytetarët se duhet të strehohen në mënyrë të menjëhershme në vendin më të afërt që kanë mundësi.
Media ukrainase, The Kyiv Indipendent, kanë qenë ndër të parët, të cilët e kanë raportuar.
Ndërkohë që, nga pamjet direkte mbi qytet, Albanian Post ka arritur të shkëpusë orarin e saktë kur dëgjohet edhe shpërthimi i parë. /Gazeta Enigma/.