Një javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, këto janë zhvillimet e fundit

Një javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, këto janë zhvillimet e fundit

Është mesi i pasdites në Kiev, shtatë ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Këtu janë zhvillimet më të fundit të ditës së sotme:

Rusia shtrëngon jugun e Ukrainës: Forcat ruse po luftojnë për të marrë kontrollin e qyteteve strategjike në jug të Ukrainës, pas shtatë ditësh luftimesh intensive.

Mariupol nën rrethim: Kryebashkiaku Vadym Boichenko tha se ushtria ruse po krijon një “katastrofë humanitare” në qytetin port.

Beteja për Kherson: Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Khersonit tregoi se kishte rënë të mërkurën, duke thënë se forcat ukrainase ishin larguar. Megjithatë, sipas inteligjencës ushtarake britanike, situata mbetet e paqartë.

Vala e refugjatëve: Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm një javë, sipas OKB-së. Këtu mund të mësoni se si të mbështesni përpjekjet humanitare në Ukrainë.

Bisedimet e pritshme: Një raund i dytë bisedimesh do të zhvillohet të enjten në Bjellorusi midis delegacioneve ruse dhe ukrainase. Raundi i parë të hënën zgjati pesë orë dhe përfundoi pa përparim.

Moska ndryshon taktikën: trupat ruse po angazhohen në sulme më të drejtpërdrejta në qytetet ukrainase pasi përpjekjet për të rrethuar objektiva si Kievi u frustruan, tha një zyrtar i NATO-s, raporton CNN, transmeton Gazeta Enigma.

Granatimet në Kharkiv: Në verilindje të Ukrainës, 34 civilë u vranë nga sulmet ruse në rajonin e Kharkiv në 24 orët e fundit, njoftuan shërbimet e urgjencës këtë mëngjes.

Thellohet izolimi rus: Vazhdojnë të shpallen sanksione dhe sekuestrime asetesh, ndërsa Formula 1 ka përfunduar marrëveshjen e saj për Çmimin e Madh të Rusisë.

Kina mohon kërkesën e supozuar: Kina ka hedhur poshtë një raport të inteligjencës perëndimore që pretendonte se zyrtarët kinezë i kërkuan Rusisë të shtynte pushtimin e saj deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit./Gazeta Enigma/

Related Articles