Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar që ishte në kërkim të policisë për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
E.K. është arrestuar sot në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj.
Ai ishte dënuar me burgim për shtatë muaj.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 17:10 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj personin e kërkuar me inicialet E.K(M/K), 21 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Rrezikim i trafikut publik ’’ me dënim burgimi prej shtatë (7) muajve.
Policia, të njêjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.