“BE dhe Ballkani Perëndimor duhet qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira”, thotë Lajçak

“BE dhe Ballkani Perëndimor duhet qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira”, thotë Lajçak

Emisari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë krah njëra-tjetrës në këto kohë të vështira, pas kontekstit të ri që prodhoi agresioni rus në Ukrainë.

Ai këtë e tha në një postim në Twitter ku njoftoi për takimin e tij me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq.

“Ai më siguroi se Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugën e tij drejt pranimit në BE. Ne ramë dakord për rëndësinë që BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira”.

Nga vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ndërkaq, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet që nuk e kanë dënuar agresionin rus.

Related Articles