“Po të kishte një Nobel për Liri, ai padyshim se do t’i takonte familjes Jashari”.
Kështu, pati thënë Bernard Kouchner, që si shef i parë i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e kishte vizituar Prekazin, pak muaj pas përfundimit të luftës.
Ai këtë vlerësim e pati mbështetur në sakrificën e 56 anëtarëve të kësaj familjeje në luftën e pabarabartë me policinë e ushtrinë serbe.