Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Dukagjini e ka “fundosur” Prishtinën në stadiumin “18 Qershori”.
Skuadra nga Klina triumfoi me rezultat 2 me 1. Zhdrella dhe Merlaku shënuan për skuadrën e Dallkut, kurse Mendurim Hoti shënoi golin e vetëm për Prishtinën.
Kjo humbje është vazhdim i serisë shumë të dobët tek skuadra nga kryeqyteti, atje ku tashmë është vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme.
Malisheva e mposhti bindshëm Feronikelin. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 6 me 1, që është dëshmia e qartë se në çfarë krize po kalon skuadra nga Drenasi.
/Gazeta Enigma/