Agjencia e lajmeve Reuters po raporton se kryeministri i Izraelit Naftali Bennet ka udhëtuar për Moskë dhe është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Siç shkruan Reuters, konfirmimin për takimin e ka bërë zëdhënësi i Bennet.
Derisa gazetari izraelit Barak Ravid i “Walla News”, ka treguur se sipas zyrës së Bennet, takimi kishte zgjatur dy orë e gjysmë. Bennet ishte nisur për Moskë në orët e para të mëngjesit.
“Zyra e Kryeministrit konfirmon: Kryeministri Naftali Bennett ndodhet në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin për rreth dy orë e gjysmë. Kryeministri u nis sot në orët e para të mëngjesit për në Moskë, pas bisedës që u zhvillua mes liderëve të mërkurën e kaluar. Në takim merr pjesë edhe ministri i Ndërtimit dhe Banimit, Zeev Elkin, i cili ka ndihmuar në përkthim”, ka shkruar Ravid në Twitter.
Ravid në një “tweet’ të më hershëm ka thënë ky udhëtim ishte bërë në mënyrë sekrete.
BREAKING: Israeli Prime Minister Bennett travelled secretly to Moscow. Meeting Putin now— Barak Ravid (@BarakRavid) March 5, 2022
ברייקינג: לשכת ראש הממשלה מאשרת: ראש הממשלה, נפתלי בנט, נועד כעת בקרמלין עם נשיא רוסיה, ולדימיר פוטין, מזה כשעתיים וחצי. רה”מ המריא היום בשעות הבוקר המוקדמות למוסקבה, לאחר השיחה שהתקיימה בין המנהיגים ביום ד׳ האחרון. בפגישה משתתף גם שר הבינוי והשיכון, זאב אלקין, שמסייע בתרגום— Barak Ravid (@BarakRavid) March 5, 2022