I morën 500 euro nga viktima dhe i kërkuan 3 mijë të tjera, arrestohen dy persona në Pejë

I morën 500 euro nga viktima dhe i kërkuan 3 mijë të tjera, arrestohen dy persona në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, të dyshuar për veprën penale “Shantazh”.

Sipas njoftimit të policisë, të dy të dyshuarit kanë shantazhuar viktimën femër kosovare, ku i kanë marrë 500 euro, e më pas i kanë kërkuar edhe 3000 euro të tjera.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga raporti 24-orësh i policisë:

Pejë 04.03.2022 – 22:45. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që kanë shantazhuar viktimën femër kosovare, ku i kanë marr 500 euro, e më pas i kanë kërkuar edhe 3000 euro të tjera. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Enigma/

Related Articles