11-vjeçari ukrainas kalon i vetëm kufirin në Sllovaki, prindërit i mbetën në Ukrainë

11-vjeçari ukrainas kalon i vetëm kufirin në Sllovaki, prindërit i mbetën në Ukrainë

Një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, u cilësua si “heroi i natës” nga autoritetet sllovake pasi ata thanë se ai kaloi vetë kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.

11-vjeçari kishte me vete një çantë shpine, një qese plastike dhe një pasaportë, si dhe një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë, shkruan CNN.

“Ai erdhi i vetëm meqë prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, tha Ministria.

Ministria tha se falë informacionit që kishte të shkruar në dorë dhe një letre që ishte e palosur në pasaportën e tij, autoritetet në kufi arritën që ta vinin në kontakt me disa të afërm të tij në Sllovaki, të cilët më pas shkuan dhe e morën.

“Ai fitoi simpatinë e të gjithëve me buzëqeshjen e tij dhe me vendosmërinë e një heroi të vërtetë”.

Por, ende s’është e ditur se pse ai ishte i pashoqëruar.

Deri më 3 mars, më shumë se 1.2 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti. Shumica e tyre janë vendosur në Poloni. / Gazeta Enigma.

Related Articles