Batatina “godet” Ballkanin: Vështirë të bëhen kampion me këtë lojë

Batatina “godet” Ballkanin: Vështirë të bëhen kampion me këtë lojë

Ballkanit i ka takuar kryendeshja e javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Llapit.

“Portokallezinjtë” fituan minimalisht 1:0 ndaj llapjanëve me golin e Ermal Krasniqit në pjesën e dytë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina derisa fliste pas ndeshjes, tha se Ballkani e ka të vështirë të stoliset me titullin e kampionit, sipas tij, me këtë lojë të treguar.

“Ka qenë një ndeshje derbi e kemi ditur se do të jetë vështirë. Ballkani nuk krijoi asgjë, shënoi me gol të dhuruar. Vështirë të bëhet kampion pa asnjë goditje në portë. Ne ia mundësuam të na fitoj. Pjesën e parë kemi dominuar, ky është futbolli. Në pyetje janë edhe 40 pikë dhe është ende larg për t’u menduar. Ka ende ndeshje për t’u luajtur dhe skuadra që luftojnë për kreun e tabelës. Nuk merituam sot. Ballkani vetëm futboll nuk bëri. Loja është luajtur me dy topa. Pakujdesia në mbrojtje, bëri që Ballkani të fitoj. Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës, ta bëjmë më të mirën si skuadër. Kemi sulmin më të mirë në Superligë. I përshëndes ‘Legjendat’”, ka thënë Batatina për Art Sport.

Related Articles