Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka folur me presidentin ukrainas, Volodymy Zelensky, mbi nevojën për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse.
Në telefonatë, të dy liderët diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës, teksa Johnson u zotua që do të punojë në drejtimin e sigurimit të pajisjeve të mëtejshme mbrojtëse.
“Kjo përfshin thirrjen ndaj vendeve të tjera që të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të hequr Rusinë nga SWIFT”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Zelensky e njoftoi Johnsonin në lidhje me përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë, teksa kryeministri britanez tha se Mbretëria e Bashkuar po punon për t’i ofruar mbështetje humanitare ukrainasve si dhe imponimin e kostove ekonomike ndaj Rusisë./Gazeta Enigma/