Transmetimet televizive dhe ato të radios janë jashtë funksionit, në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse, sipas administratës së qytetit.
Sipas një postimi në Facebook, të administratës, granatimet e vazhdueshme të kullës televizive kanë qitur jashtë sistemit transmetimet radiofonike e televizive.
“Zonat e ndërtesës ku qëndronin pajisjet teknike janë shkatërruar dhe shkalla e dëmtimit të vetë kullave është ende duke u vlerësuar,” thuhet në deklaratën e departamentit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Kujtojmë se më 1 mars sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit./Gazeta Enigma/