57 vjet më parë, Zarife Jashari nga Akrashtica e Vushtrrisë, u bë gruaja e Rifat Jasharit.
Tetë vite me vonë edhe motra e Zarifes, Adile Rama, u bë pjesë e kësaj familje, gruaja e Adem Jasharit.
Miqësia u forcua më shumë gjashtë vite më vonë, kur motra e Adem dhe Rifatit, Qamile Jashari u martua po për vëllain e kunatave.
E në kohën kur filluan sulmet kundrejt familjes Jashari, djali i Qamiles, dhe nipi i tyre ishte në vizitë të dajtë.
“Në kemi dëgju. Ditën e tretë ishim unë dhe mixha në Prekazin e Epërm, kemi përcjell tre ditë rrjedhat se qysh po shkojnë aty. Në ditën e tretë kur janë shuar krismat, e kemi marr vesh që ata kanë vdekë dhe kemi shku me lejen e pushtetit atë kohë i kemi identifikuar kufomat”, rrëfeu Fatos Rama.
Viti 2022 shënon plot 24 vjet nga rezistenca e Jasharëve ku u vranë mbi 50 anëtarë të familjes Jashari./Gazeta Enigma/