Një video që është shpërndarë në internet shihet një avion i Rusisë duke u rrëzuar mbi qiellin e qytetit të Kharkiv-it, raporton BBC.
Mediat lokale kanë raportuar se është një avion sulmues tokësor rus Su-25 që u rrëzua nga mbrojtja kundërajrore ukrainase pranë qytetit të sulmuar.
Ukraina ka njoftuar se ka rrëzuar më shumë se 80 avionë dhe helikopterë rusë që nga fillimi i luftës.
Të dielën, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se hapësira ajrore mbi Ukrainë mbeti e kontestuar dhe rrjeti i mbrojtjes ajrore të Ukrainës ishte ende “efektiv dhe në përdorim”. /Gazeta Enigma/