Derbi më i madh në Kosovë ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal, Dritës dhe Gjilani luhet ditën e enjte me fillim nga ora 13:00.
Padyshim se vëmendja kryesore e futbolldashësve kosovar do të jetë në Anamoravë, tek ky derbi që gjithnjë ngjallë interesim të madh për shkak të rivalitetit të madh që kanë dy klubet.
Derbi më i madh në Kosovë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Ky është një lajm i mirë për tifozët e flaktë të të dyja skuadrave, “Intelektualët” dhe “Skifterat”, të cilët derbin mund ta shikojnë në stadiumin e qytetit.
Si Drita, ashtu edhe Gjilani janë përballur me probleme në stadiumin e qytetit këtë edicion, kjo për shkak të punimeve që po bëhen aty për rinovimin që ka nisur tash e disa vjet.
/Gazeta Enigma/