Sipas gazetës spanjolle, Marca, Luis Suarez do të largohet nga Atletico Madrid në fund të kontratës së tij në qershor, ndërsa Interi ka kontaktuar me agjentin e sulmuesit përpara një transferimi të mundshëm të lirë në verë.
Suarez iu bashkua Atletico Madridin si një transferim i lirë nga Barcelona në vitin 2020 pas një lëvizjeje të dështuar te Juventus, shkruajnë mediat italiane.
35-vjeçari ka shënuar 32 gola në 73 paraqitje me gjigantët e La Ligës, por ka vendosur të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij më 30 qershor.
Sipas gazetës, disa klube tashmë kanë kontaktuar me të afërmit e lojtarit, përfshirë edhe Interin. “Nerazzurrët” do të kërkojnë të paktën një qendërsulmues të ri në sezonin 2022-2023 dhe ai dhe Gianluca Scamacca janë në axhendën e Beppe Marottas.
Sevilla dhe Ajax gjithashtu janë lidhur me nënshkrimin e uruguaianit si agjent i lirë në fund të sezonit. Sipas raportit, Suarez dëshiron të vazhdojë të luajë në një nivel të lartë edhe në vitet e fundit të karrierës së tij.
Ish-ylli i Liverpool-it ka shënuar 174 gola në 248 paraqitje në La Liga me Atletico-n dhe Barcelonën.